Java e parë e verës po afron dhe ne kemi përgatitur diçka SUPER fantastike për fëmijët tuaj!
Tirana Counseling Center, Kisha “Ringjallja” dhe Young Life bëhen bashkë për të sjellë një javë plot energji, miqësi të reja dhe shumë argëtim!
Ky kamp është krijuar posaçërisht për moshat 10–14 vjeç për t'i ndihmuar ata të zbulojnë cilësitë e tyre unike, të kuptojnë vlerën e tyre të lartë dhe të rriten në vetëbesim.
Ekipi ynë me liderë amerikanë dhe shqiptarë do të sjellë atmosferën më të bukur të Amerikës direkt në Tiranë! 🇺🇸🇦🇱 Fëmijët do të praktikojnë anglishten përmes lojërave, sfidave dhe aktiviteteve super argëtuese (nga nivelet fillestare deri tek ato të avancuara.)
Vendet janë të limituara, ndaj mos e lini për minutën e fundit! ⏳